Formacionet zyrtare: Arsenal – Watford

Futboll

Formacionet zyrtare: Arsenal – Watford

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Arsenal do të luajë ndaj Watfordit në ndeshjen e xhiros së 11-të në Premier League. 

“Gunners” janë në një ecuri fantastike pasi janë pa humbje në secilën nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke regjistruar shtatë fitore e dy barazime.

Tashmë janë publikuar formacionet të të dyja skuadrave, teksa tek skuadra londineze vërehet që mungon Thomas Partey dhe në vend të tij është inkuadruar Maitland-Niles.

Arsenal XI: Ramsdale, Nuno Tavares, Tomiyasu, White, Gabriel Magalhães, Saka, Smith Rowe, Maitland-Niles, Sambi Lokonga, Aubameyang, Lacazette.

Watford XI: Foster, Femenía, Cathcart, Nkoulou, Rose, Tufan, Kucka, Sarr, Dennis, Sissoko, King. 

Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në Emirates Stadium. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat