Gjilani me një lojtar me pak barazon me Prishtinën

Futboll

Gjilani me një lojtar me pak barazon me Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:18
Gjilani me një lojtar me pak barazon me Prishtinën

Gjilani del i pamposhtur përkundër se ishte 33 minuta pa një lojtar me pak.

Gjilani barazon me rezultat 1:1 me Prishtinën, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e fortë deri në fund, që me pak fat do të fitonte Gjilani.

Në minutën e 10-të, Otto John i Prishtinës, doli vetëm me portier por nuk shënoi.
Kampioni në fuqi, Prishtina, kaloi në epërsi me rezultat 1:0 me golin e Mendurim Hotit në minutën e 30-të.

Edhe gjilanasit patën mundësi ideale në minutën e 36-të, Torassa godet bukur por shtylla ia mohon golin.

Në minutën e 57-të, Muhamed Useinin i Gjilanit, u përjashtua me karton të kuq pas një startit të ashpër ndaj Oto John. 

Në minutën e 67-të, Mici i Prishtinës shkakton penallti. Gerhard Progni u tregua i saktë nga penalltia, 1:1. Në edicioni e sivjetshëm  Progni deri me tash ka shënuar 9 gola, pesë nga penalltia.

Ballkani kryeson me 34 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 22, Dritën 22,  Drenicën 21, Llapin  18 pikë, Prishtinën 17 pikë etj.
 
BKT Superliga e Kosovës

Ballkani - Drita 2:0
Drenica - Ulpiana 0:1
Malisheva - Llapi 0:1
Gjilani - Prishtina 1:1
Dukagjini - Feronikeli 1:0

Tabela
1. Ballkani    13    6    6    1    17:9    24
2. Gjilani    13    5    7    1    16:11    22
3. Drita    13    6    4    3    13:9    22
4. Drenica    13    6    2    5    17:13    20
5. Llapi    13    5    3    5    16:15    18
6. Prishtina    13    4    5    4    15:13    17
7. Ulpiana    13    4    4    5    14:21    16
8. Dukagjini    13    3    5    5    10:12    14
9. Malisheva    13    3    3    7    11:13    12
10. Feronikeli    13    3    1    9    5:18    10
Në javën e 14-të do të takohen: Ulpiana - Gjilani, Feronikeli - Malisheva, Prishtina - Dukagjini, Drita - Drenica, Llapi - Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat