Shqiptari i Kosovës realizon gol spektakolar në Zvicër

Futboll

Shqiptari i Kosovës realizon gol spektakolar në Zvicër

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Shqiptari i Kosovës realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në Zvicër

Mirlind Kryeziu ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në javën e 13-të në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës e ka nisur si gjithnjë nga minuta e parë ndeshjen për Zurichun përballë Servettes.

24-vjeçari ka arritur të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 44-të.

Ishte një gjuajtje e lirë për skuadrën mysafire, derisa Kryeziu shënoi gol të mrekullueshëm nga një distancë prej 30 metrave.

Në mediat zvicerane po konsiderohet si ndër golat më të bukur këtë edicion në Superligën e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat