Mourinho me kritika për gjyqtarët dhe lojtarët e tij

Futboll

Mourinho me kritika për gjyqtarët dhe lojtarët e tij

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Mourinho me kritika për gjyqtarët dhe lojtarët e tij

Jose Mourinho ka reaguar sërish kundër gjyqtarëve, mirëpo i ka kritikuar edhe lojtarët e tij pas humbjes së Romës (3-2) nga Venezia.

Ishte një tjetër ndeshje zhgënjyese e Giallorossëve, të cilët e patën epërsinë prej 2-1 dhe më pas humbën 3-2 në Stadio Penzo.

Pas këtij takimi, Roma numëron vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, duke i humbur katër dhe duke marrë dy barazime.

Si është e mundur të krijosh aq shumë raste dhe të mos shënosh?”, ishte pyetja drejtuar lojtarëve të tij, të cilët patën 27 goditje drejt portës, 10 prej të cilëve në kuadrat, por nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Në prononcimin për Sky Sport Italia, Mourinho ka reaguar sërish për ndarjen e drejtësisë, duke qenë se goli që iu dha Venezias në barazimin 2-2 ishte i ngjashëm me atë që nuk iu dha Romës në takimin kundër Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat