Rrahmani me Napolin gabojnë, barazojnë si vendas

Futboll

Rrahmani me Napolin gabojnë, barazojnë si vendas

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:59
Rrahmani me Napolin gabojnë, barazojnë si vendas

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, kësaj radhe gabojnë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Veronën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Diego Armando Maradona". 

Jo gjithmonë fiton favoriti, kësaj radhe u befasua nga Verona.  Mysafirët avancuan të parët, me golin e Simeones  i cili realizoi në minutën e 13-të.

Simeone është në formë shumë të mirë, pasi që edhe në javën e kaluar me dy golat e tij e mposhtën me 2:1 Juventusin. 

Në minutën e 18-të, Di Lorenzo barazon rezultatin por jo edhe të bëjnë më shumë në minutat vijues. 
Rrahmani bëri lojë solide, por të zhgënjyer me barazim. 

Në minutën e 88-të, Bessa i Veronës u ndëshkua me kartonin e kuq pas të verdhëve por as kjo epërsi numerike në finish nuk i ndihmoi vendasit. 

Edhe Kaliniç i Veronës ndëshkohet me karton të kuq (90+3') pas dy të verdhëve.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të.

Napoli kryeson me 32 pikë apo ka 10 fitore e 2 barazime, nuk njeh humbje deri me tash në 12 javët në Serie A, ndërsa Verona është në mes të renditjes përkatësisht në pozitën e 10-të me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat