Sevilla fiton derbin

Futboll

Sevilla fiton derbin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Sevilla fiton derbin

Sevilla triumfon 2:0 në derbin e Andaluzisë përballë Betisit në “Estadio Benito Villamarin”.

Pjesa e parë ishte nën dominimin e Sevillas, megjithatë golin fillimisht e gjetën vendasit në minutën e 36-të, por pozicioni i Hector Bellerin ishte i parregullt. Në fundin e fraksionit hapës vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Guido Rodriguez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për të besuarit e Lopeteguit, të cilët shfrytëzuan në maksimum superioritetin numerik dhe gjetën avantazhin pas 10 minutash lojë. Marcos Acuna shfrytëzoi pasimin e Ocampos, duke ndryshuar rezultatin. Gjithçka u bë akoma dhe më e vështirë për Betisin, që e kishte të pamundur për të reaguar dhe pse Pellegrini provoi të riformatonte skuadrën.

Nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt Bellerin dërgoi topin në portën e gabuar, duke i dhënë qetësinë e munguar Sevillas, që më pas thjesht administroi takimin dhe rezultatin.

Kjo ishte fitorja e 5-të në 6 ndeshjet e fundit direkte për Sevillan, me Betisin që nuk fiton një derbi nga 02.09.2018. Sevilla shkon në koutën e 27 pikëve, duke barazuar Realin, dhe një më pak se Sociedadi, që gjithashtu ka një ndeshje më shumë. Betisi, në krahun tjetër, humb shansin për të qëndruar në mesin e skuadrave pretendente për titull, pasi tani kreun e sheh 7 pikë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat