Man City rivalizon top klubet për De Ligt

Futboll

Man City rivalizon top klubet për De Ligt

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 00:19
Matthijs de Ligt

Manchester City është skuadra më e fundit që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

22-vjeçari në muajt e fundit ka qenë i lidhur me largimin nga Seria A, me Chelsean dhe Barcelonën që thuhet se kanë shprehur interesim.

Sipas Calciomercato, De Ligt nuk është i lumtur me minutazhën në Torino, ngase ka zhvilluar 662 minuta në 12 ndeshje dhe mendon që nuk ka besimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Raporti shton se Man City është duke shikuar të përforcojë sërish mbrojtjen në verë dhe ka identifikuar holandezin si lojtari ideal.

Trajneri Pep Guardiola është duke konsideruar shitjen e Nathan Ake verën tjetër, në mënyrë që të lërë vendin për De Ligt.

Holandez ka klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro që bëhet aktive në qershorin e 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat