E ardhmja e Solskjaer në rrezik, por Zidane nuk e pranon stolin e Man United

Futboll

E ardhmja e Solskjaer në rrezik, por Zidane nuk e pranon stolin e Man United

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:46
E ardhmja e Solskjaer në rrezik, por Zidane nuk e pranon stolin e Man United

Trajneri Zinedine Zidane thuhet se nuk ka aspak interesim për të marrë stolin e Manchester Unitedit.

Presioni mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer është shtuar, sidomos pas humbjes 2 – 0 nga Manchester City në Premierligë.

Trajneri Antonio Conte ishte i lidhur me Man United muajin e kaluar, por pastaj mori drejtimin e Tottenhamit.

Zidane vazhdon të përmendet si pasuesi i Solskjaer, me teknikun francez që është agjent i lirë dhe nuk është në drejtimin e asnjë skuadre që prej largimit nga Real Madrid vitin e kaluar.

Sidoqoftë, sipas AS, është thuajse e pamundur për 49-vjeçarin që ta pranojë këtë pozitë, ngase është duke pritur që Kombëtarja e Francës të jetë i lirë.

Ndërkohë, raportohet se Brendan Rodgers ka arritur marrëveshje verbale me 20 herët kampionin e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat