​Arteta vendosë nëse Aubameyang do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

Futboll

​Arteta vendosë nëse Aubameyang do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 12:07
Arsenal

Mikel Arteta këmbëngul se Pierre-Emerick Aubameyang do të mbetet zgjedhja e parë për ekzekutimin e penalltive pavarësisht se lojtari dështoi të shënojë dy herat e fundit nga pika e bardhë.

Pasi e humbi penalltinë ndaj Ëatfordit, ka pasur spekulime se klubi do të vendosë që penalltitë t’i gjuajë Alexandre Lacazette, por trajneri Mikel Arteta ka thënë se nuk do të bëhet asnjë ndryshim në këtë drejtim.

I pyetur nëse Aubameyang do të mbetet lojtari i Arsenalit që do t’i gjuajë penalltitë, Arteta u tha gazetarëve: “Ai do t’i gjuajë penalltitë nëse është i lumtur ta bëjë këtë.

“Është pjesë e karrierës dhe e punës së lojtarëve humbja e penalltive dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë atë.”

Që prej se është bashkuar me Arsenalin, sulmuesi nga Gaboni i ka ekzekutuar 15 penallti, prej tyre, ai ka konvertuar me sukses 10 dhe ka humbur pesë..

Ndërkohë, Lacazette nuk ka dështuar asnjëherë nga penalltia kur iu besua kjo detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat