Xavi: Mesi më ka shkruar po le të merremi me lojtarët që janë këtu

Futboll

Xavi: Mesi më ka shkruar po le të merremi me lojtarët që janë këtu

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Xavi Hernandez dhe Messi

Në prezantimin e tij si trajner i Barcelonës, Xavi Hernandez ka zbuluar se është kontaktuar edhe nga ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona Lionel Messi.

Legjenda e Barcelonës nuk ka dashur t’i jap shumë rëndësi yllit argjentinas duke e ruajtur fokusin te skuadra që e ka në dispozicion duke e krahasuar mungesën e Messit të njëjtë me atë të Eto’o dhe Ronaldinhos.

“Leo Messi më dërgoi një mesazh për të më uruar fat të mirë. Ai është i jashtëzakonshëm, por ai nuk është këtu si Eto’o apo Ronaldinho. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për lojtarët që nuk janë më këtu te Barça”, theksoi shkurt Xavi.

Barcelona do të luajë ndeshjen e parë më Xavin si trajner më 20 nëntor kundër Espanyolit në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat