Tri arsye për optimizëm te Tottenhami

Futboll

Tri arsye për optimizëm te Tottenhami

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 07:51
Antonio Conte

Antonio Conte është bërë trajneri i ri i Tottenham-it pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo-s dhe pavarësisht se Spurs nuk arritën të fitonin në ndeshjen e tij të parë në Premier League, ka arsye për optimizëm pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.

Në ndeshjen e parë të trajnerit italian, skuadra e tij fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 në shtëpi ndaj Vitesse në Ligën e Konferencës, pasi mori një epërsi prej tre golave ​​në fillim.

Por, Tottenhami dukej i përmirësuar në mbrojtje kundër Evertonit të dielën dhe arriti të mbante portën e parë të pastër në tetë ndeshje në Premier League, pavarësisht se nuk arriti të shënonte gol.

Tri arsyet për optimizëm janë mbrojtja solide, entuziazmi i Harry Kane dhe janë të pamposhtur në dy ndeshjet e para, përkundër barazimit në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat