Tifozët e Milanit hakmerren

Futboll

Tifozët e Milanit hakmerren

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:42
Tifozët e Milanit hakmerren

Hakan Çalhanoglu ka nxehur së tepërmi marrëdhëniet e tij me tifozët e ish-skuadrës, Milanit. Këta të fundit e kanë vërshëllyer që nga minuta e parë turkun, i cili në minutën e 10 tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.

Derbi nisi me golin e tij dhe Çalhanoglu nuk e mendoi dy herë të shkonte të festonte pranë tifozëve kuqezinj, duke i provokuar me mënyrën se si zgjodhi të shijonte momentin.

Por hakmarrja nuk ka munguar. “Curva Sud“ ka shpërndarë një baner në një urë në Milano ku i kujtojnë tradhëtinë e gruas së tij. 

“Guxim nuk është të gjuash një penallti në minutën e 10, por të qendrosh me gruan tënde edhe kur e di që të ka tradhëtuar. Burrë m***”, shkruhet në banderolën e tifozëve të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat