Italia gati për Zvicrën e Xherdan Shaqirit

Futboll

Italia gati për Zvicrën e Xherdan Shaqirit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:56
Italia gati për Zvicrën e Xherdan Shaqirit

Italia ka nevojë për të gjithë ndihmën e mundshme të tifozëve.

Ata të premten në stadiumin “Olimpiko” luhet për kualifikimin direkt për në Botërorin 2022.

Në Romë pritet që të jetë një spektakël i vërtetë dhe për Zvicrën pa dyshim që do të nevojitet shumë kurajë në fushë, nëse kërkojnë të shpresojnë, pasi përveç djemve të Roberto Mancinit, Xherdan Shaqiri me shokë do të ketë kundër edhe 50.000 tifozë të sigurt.

Ky numër i frikshëm tifozësh është konfirmuar që në ditën e parë të daljes në treg të biletave, ndërkohë që deri të premten kanë mbetur në dispozicion vetëm 2000 bileta të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat