Ferdinand: Solskjaer duhet të largohet nga Manchester United

Futboll

Ferdinand: Solskjaer duhet të largohet nga Manchester United

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer është dashur që të jap dorëheqje dhe të largohet nga “Old Trafford”, ka thënë ish-mbrojtësi Rio Ferdinand.

Momentalisht, Solskjaer gjendet në presion të madh pas humbjeve në dy derbit ndaj Manchester Cityt dhe Liverpool, respektivisht pas humbjes 2:0 nga City dhe 5:0 nga Liverpooli.

United ka pësuar humbje në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit, dhe tani “Djajtë e Kuq” e gjejnë vetën nëntë pikë larg liderit të tanishëm Chelseat.

Solskjaer që prej emërimit si trajner i United në vitin 2019, ende nuk ka sjellë trofe për skuadrën e tij, dhe tani ish-lojtari i “Djajve të Kuq” Rio Ferdinand beson që norvegjezit i ka ardhur koha që të përshëndetet me gjigandin anglez.

“Gjithmonë kam qenë skeptik, a do mund ai që ta udhëheqë skuadrën drejt titullit të kampionit? Nuk kam qenë i bindur, nuk isha i sigurt nëse ai do të mund ta bëjë këtë gjë. Paraqitjet me skuadrën të cilën ai e ka bërë, gjatë fillimit të këtij sezoni dhe me aq sa kam parë këtë sezon, mendoj që ai duhet të lirojë vend për dikë tjetër që është i gatshëm të punojë me ne”, tha Ferdinand.

“Dhe mendoj që Ole nëse do të largohej tash, do të largohej me kokën lartë, sepse prej momentit që ka ardhur tek United e deri në fillim të këtij sezoni, un mendoj që ka qenë periudhë pozitive”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.

Në krye me Solskjaer, Manchester United këtë sezon ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 17 pikë të arkëtuara, nëntë sosh larg liderit të tabelës Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat