Real Madridi i interesuar në Kessien

Futboll

Real Madridi i interesuar në Kessien

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:57
Franck Kessie

Gjigandi spanjoll po synon që ta përforcojë mesfushën me yllin e Milanit.

Real Madrid është duke përgatitur që të bëjë një ofertë për mesfushorin e Milanit Franck Kessie, raporton “El Nacional”.

Raportohej se Barcelona kishte shprehur interesim serioz për të nënshkruar me mesfushorin 24 vjeçar, por tani trajneri i tyre i ri Xavi nuk është i interesuar që të arrijë marrëveshje.

Tani thuhet se Real Madridi ka hyrë në garë për shërbimet e Kessiet, i cili mund të fillojë bisedimet për një marrëveshje me “Galaktikët” që në muajin janar.

Që prej transferimit te skuadra e Milanit, Kessie ka bërë 196 paraqitje për gjigandin e Serie A, duke regjistruar 32 gola dhe 15 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat