Pse nuk u ftua Paçarada?

Futboll

Pse nuk u ftua Paçarada?

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Pse nuk u ftua Paçarada?

Kosova nesër do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Në konferencën zyrtare para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primozh Gliha tha se mosftesa e Leart Paçaradës erdhi për shkak se Kosova ka nevojë për mbrojtës të krahit të majtë më defanziv, por që theksoi se nëse vazhdon me Kosovën do t’ia japë rastin atij.

"Kam menduar rreth tij. Luan mirë ofanziv, por ne kemi nevoj për defanzivë. Në këtë drejtim mendoj se Aliti është më i përshtatshëm. Ai është lojtar shumë i mirë. Nëse une vazhdoj me Kosovën, Paçarada do ta ketë rastin e vet”, u shpreh Gliha.

Paqarada kishte deklaruar publikisht se nuk do të vinte te Kosova për sa kohë trajner do të ishte Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat