Wenger është i penduar vetëm për njërin

Futboll

Wenger është i penduar vetëm për njërin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:27
Wenger është i penduar vetëm për njërin

Me profesion ekonomist, Arsene Wenger do të mbahet mend jo vetëm si një menaxher i mirë i financave, por edhe si njeriu që e ngriti Arsenalin në elitën e futbollit britanik.

Ai mori drejtimin e “Topçinjëve” në vitin 1996 dhe i drejtoi pa shkëputje deri në vitin 2018, kur u dorëhoq.

Bilanci i tij, përveç tre titujve kampionë të Anglisë dhe shtatë Kupave FA është edhe 500 lojtarë të shitur në 22 vite në drejtimin e Arsenal.

Mes emrave të larguar nga Wenger është edhe Therry Henry. Francezi nuk është i penduar për transfertat, me përjashtim të njerës. Sot në moshën 72-vjeçare Ëenger rrëfen pengun e merkatos dhe ai mban emrin Nicolas Anelka.

Anelka mbërriti të Arsenal për shifrën e 500 mijë paundëve dhe në moshën 17-vjeçare. Pavarësisht moshës, ai udhëhoqi sulmin e Arsenal në gjysmën e dytë të sezonit 1997-1998, duke u shpallur në fund të kampionatit edhe lojtari më i mirë i ri i Premier League.

Kjo bëri që Real të kërkonte shërbimet e tij me ngulm, duke i ofruar Arsenalit 23 milionë paundë. Paratë u përdorën për blerjen e Thyerry Henry më pas. Por, Wenger thotë se është penduar për shitjen e Anelka, pasi në atë kohë ka pasur si objektiv që Anelkan dhe Henry-n t’i bënte bashkë te Arsenal.

Sa i takon Anelka, francezi dështoi që të linte gjurmë në Madrid, çka çoi më pas në një karrierë prej nomadi të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat