Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Futboll

Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:42
Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë!

Pas stadiumit “San Paolo” në Napoli, një tjetër stadium në Itali pritet të ndryshojë emërtim.

Bëhet fjalë për stadiumin e Romës, “Stadio Olimpico”, i cili mund të marrë emrin e legjendës së Italisë në botërorin e vitit 1982, Paolo Rosi. Ka qenë presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, i cili ka propozuar që stadiumit të kryeqytetit italian t’i vihet emri “Paolo Rosi”.

Propozimi i tij ka gjetur një konsensus të gjithanshëm, duke përfshirë dhe shumë prej ish-shokëve të ekipit në “Spanjë 1982”. Tani pritet edhe miratimi përfundimtar nga bashkia e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat