Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e United

Futboll

Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e United

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Paul Pogba

Mesfushori francez ka pësuar një lëndim në stërvitje me kombëtaren e tij, dhe muaji janar thuhet të jetë data e rikthimit nga lëndimi.

Humbja kundër Manchester Cityt mund të jetë ndeshja e fundit e Paul Pogbas në fanellën e Manchester United, raporton “Sun”.

Spekulohet se krerët e “Djajve të Kuq” nuk janë më të interesuar në rinovimin e kontratës së tij, dhe mund ta largojnë Pogban nga skuadra këtë janar.

Në fakt, raportohet se gjigandi anglez mund të mos e aktivizojë më Pogban deri sa ai të largohet si lojtar i lirë në qershor, edhe nëse ai rikthehet më herët nga lëndimi.

Paul Pogba ka kontratë aktuale me Manchester United deri më 30 qershor të vitit 2022, ku për skuadrën angleze ka bërë 219 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 38 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat