Aston Villa e dëshiron legjendën e Liverpoolit si trajner

Futboll

Aston Villa e dëshiron legjendën e Liverpoolit si trajner

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Klubi anglez Aston Villa dëshiron që ta emërojë Steven Gerrard si trajnerin e tyre të ri, ku ky i fundit është i hapur rreth mundësisë së kalimit në Premier Ligën angleze.

Sipas “Goal”, Gerrard është numri një në listë të Aston Villas që ta zëvendësoj Dean Smith, i cili u shkarkua të dielën pas një fillimi jo të mirë të sezonit të ri.

Momentalisht, Gerrard ka kontratë me skuadrën skoceze Rangers deri në vitin 2024, e cila raportohet se nuk do të lejojë që trajneri i tyre të largohet në fillim të sezonit vetëm nëse Villa pranon të paguajë dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh.

Po ashtu, është spekuluar se pas aventurës së Kloppit me Liverpoolin, Gerrard do të jetë zëvendësuesi i tij te “Të Kuqtë”, por ish-mesfushori anglez mund ta fillojë aventurën në Premier Ligën angleze më herët seç është pritur, duke marrë drejtimin e skuadrës së Aston Villas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat