Mungon edhe kapiteni

Futboll

Mungon edhe kapiteni

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Mungon edhe kapiteni

Nuk kanë të sosur problemet në përfaqësuesn e Italisë. Pas dëmtimeve të Lorenzo Pellegrini, Niccolò Zaniolo dhe Ciro Immobile, trajneri Mancini humbet dhe kapitenin Giorgio Chiellini, i cili po ashtu për shkak dëmtimi e ka të pamundur të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj të premteje ndaj Zvicrës.

Një lajm i keq për skuadrën italiane, që humbet shërbimet e kapitenit, që ka shumë eksperiencë mbi supe. Mancini duhet të bëjë llogaritë me një grup të cunguar, në një sfidë shumë delikate.

Kampionët e Europës do të ndeshen ndaj përfaqësueses helvete në takimin më përcaktues të këtyre kualifikueseve, pasi ndajnë vendin e parë me ekipin zviceran në kuotë të barabartë pikësh dhe fituesja e kësaj përballje do të merrte një biletë për të shkuar direkt në kampionatin Botëror Katar 2022.

Axurrët kanë barazuar pa gola në Basel dhe do të tentojnë që të mundin skuadrën e Xherdan Shaqirit, për të shmangur play off, që do e ndërlikonte rrugën drejt Botërorit. Italia do të presë Zvicrën në datën 12 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojë drejt Irlandës së Veriut, për të mbyllur edicionin e kualifikueseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat