Kosova nuk e fton, gjermanët çmendin me statistika!

Futboll

Kosova nuk e fton, gjermanët çmendin me statistika!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Leart Paçarada

Çudi apo jo! I vlerësuar dhe shumë i lavdëruar në Gjermani! Në Kosovë kësaj radhe u harrua, kushedi pse! Pas largimit të Bernard Challandes pritej se do të ftohet në Kombëtaren e Kosovës, Leart Paçarada, lojtari më i mirë tek skuadra St. Pauli, lider në Bundesliga II.

Paçarada nuk u ftua nga trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primozh Gliha.

Por me statistika është mbrojtësi më i mirë në ofensivë e defensivë duke i llogaritur edhe mbrojtësit e djathtë.  

Image

Media gjermane

“Leart Paçarada është mbrojtësi më i fortë në kampionat me 75 për qind dueleve të fituara. Zander është në vendin e 7-të me 72 për qind”, ka shkruar mes të tjera para pak ditëve “Millernton”.

 “Leart Paçarada është mbrojtësi i majtë me lëvizjet më të suksesshme në mbrojtje për çdo ndeshje deri më tani në këtë sezon. Ai ndërpreu pasimet më së shumti në ligë, fitoi 79 për qind të dueleve dhe 63 për qind të dueleve në ajër. Këto janë vlera të forta. Sidomos për Paçaradën, këto janë statistika të jashtëzakonshme”, ka shkruar para gjatë muajt gusht “Millernton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat