Cungu: Na ndëshkuan gabimet

Futboll

Cungu: Na ndëshkuan gabimet

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:30
Cungu: Na ndëshkuan gabimet

Shqipëria U19 e ka nisur me disfatë fushatën eliminatore për Europianin 2022, teksa kuqezinjtë e trajnerit Armando Cungu u mposhtën nga Franca me rezultatin 0-4.

Pas ndeshjes, tekniku shkodran i 19-vjeçarëve theksoi se ekipi nuk duhet të kënaqet vetëm me episode e mira gjatë një ndeshje por të kërkoj edhe rezultatin, ndërsa shton se gabimet i ndëshkuan përballë “Gjelave”.

“Futbolli luhet për rezultat, bëmë gabime. I kënaqur për lojën që bëmë sidomos deri para pësimit të golit. Shënuam edhe me një aksion model pavarësisht se u anulua.

Luanim kundër një superfuqie dhe ata kanë luajtur edhe me Meksikën e Anglinë dhe i kanë mundur, ky është niveli i Francës. Gabimet na ndëshkuan. Në pjesën e dytë u munduam të ndryshonim diçka. Dy ditë nuk janë të mjaftueshme, por i tillë është turneu.

Do të mundohemi të mos bëjmë gabime si sot për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë.

Për kundërshtarin (Serbinë) kemi informacion, do të bëjmë maksimumin, por do të na duhet edhe rezultati dhe jo të kënaqemi me një pjesë lojë apo me episode. Në nivele të tilla nuk të falin, ne vuajmë për të shfrytëzuar mundësitë”, u shpreh Cungu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat