Moggi: Juventus? Avokati do të kthehej përmbys në varr po ta shihte

Futboll

Moggi: Juventus? Avokati do të kthehej përmbys në varr po ta shihte

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:58
Moggi: Juventus? Avokati do të kthehej përmbys në varr po ta shihte

“Nëse Gianni Agnelli do të shikonte Juventus-in sot, do të kthehej përmbys në varr”.

Këto kanë qenë fjalët e Luciano Mogg-t, ish-drejtues i Juventus, për Radio Punto Nuovo në lidhje me punën e drejtuesve të klubit torinez.

“Titulli? Këtë vit jam tifoz me Napoli-n, më pëlqen qyteti dhe tifozët, në të kaluarën jam argëtuar më shumë duke fituar kampionatet në Napoli sesa në Torino”.

Në lidhje me marrëdhënien me Elkann: “Nuk dua të flas për këtë. Duhet të pranoj se treshja e përbërë nga unë, Giraudo dhe Bettega nuk ishte shumë simpatike, por nuk mund të thuhet se ne jemi fajtor për gjithçka. Ku ka përfunduar stili i Juventus-it? Nuk jam më tek Juventus, nuk duhet të më pyesni mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat