Broja do t’i ndihmojë Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, Southampton i jep leje

Futboll

Broja do t’i ndihmojë Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, Southampton i jep leje

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:29
Broja do t’i ndihmojë Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, Southampton i jep leje

Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor.

Ka qenë klubi i Southampton që e ka konfirmuar këtë gjë në ditën e sotme, kur ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.

Edhe Broja bën pjesë në listë dhe klubi i Ligës Premier e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në “Wembley” kundër Anglisë.

Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Duket ai ka marr ditë e gjelbër nga stafi mjekësor i klubit dhe trajneri Edy Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat