​Supergoli i Cadrevas ndaj Udinezes shpallet më i miri i muajit tetor në Serie-A

Futboll

​Supergoli i Cadrevas ndaj Udinezes shpallet më i miri i muajit tetor në Serie-A

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Antonio Candreva

Goli i anësorit të Sampdorias, Antonio Candreva, nga një distancë shumë e madhe, është shpallur goli më i mirë i muajit në Serinë A për muajin tetor.

Goli i italianit erdhi nga një aksion që nuk pritej shumë në “Marassi” duke e befasuar portierin kundërshtar.

Candreva pranoi një pasim në krahun e djathtë të fushës, ngriti sytë dhe lëshoi një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë që përfundoi në këndin e sipërm të portës, duke e lënë portierin Marco Silvestri pa asnjë shans për të reaguar.

Ky gol i kishte dhënë Sampdorias epërsinë 3-2, përpara se Fernando Forestieri të barazonte në 3-3 në javën e 7-të të kampionatit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat