Në telashe

Futboll

Në telashe

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:49
Në telashe

Pronarët e Interit, Suning, mund të jenë në telashe serioze financiare, pasi gjiganti kinez Evergrande pritet ta shpallë falimentimin sot gjatë ditës.

Rrjeti televiziv amerikan Bloomberg konfirmoi lajmin për falimentimin e kompanisë kineze.

Evergrande nuk e respektoi disa herë afatin e fundit për pagimin e borxheve dhe si pasojë do të falimentojë.

Falimentimi i Evergrande është lajm shumë i keq për Interin, sepse pronarët e tij Suning kishin aksione në vlerë 2.6 miliardë në Evergrande Real Estate.

Sipas Bloomberg, pronari i Suning dhe Inter Zhang Jindong i ka humbur 2 miliardë dollarë këtë vit, apo gjysmën e pasurisë së vet

Kjo do të ngrejë dyshime për të ardhmen e Interit dhe planet e Suning për shitjen e klubit, veçanërisht duke e parë interesimin nga PIF, Fondin për Investime të Arabisë Saudite i cili sapo e ka blerë klubin e Premierligës, Newcastle United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat