Sulmuesi nuk duron

Futboll

Sulmuesi nuk duron

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:16
Sulmuesi nuk duron

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City në merkaton e janarit.

Lajmi i bujshëm raportohet nga Footmercato.

Sulmuesi anësor algjerian, është lodhur me statusin e rezervës së luksit. Edhe pse ka qenë gjithmonë vendimtar me paraqitjet dhe golat e tij, Guardiola nuk e sheh si titullar fiks këtë sezon.

30-vjeçari nuk po e duron më dhe do t’i kërkojë drejtuesve të kampionëve të Anglisë ta shesin në merkaton e janarit.

Mahrez u transferua te “Cityzens” në verën e vitit 2018 dhe ka kontratë me klubin ishullor deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat