Manchester City është gati t’ia rinovojë kontratën

Futboll

Manchester City është gati t’ia rinovojë kontratën

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:47
Manchester City është gati t’ia rinovojë kontratën

Manchester City është gati t’ia rinovojë kontratën mesfushorit Ilkay Gundogan.

Zyrtarët e “Qytetarëve” janë të bindur nga gjermani, kontrata e të cilit skadon në sezonin 2022/23, andaj duan ta ‘blindojnë’ në “Etihad”.

Man City për momentin është duke provuar të rinovojë me disa yje, ku deri me tani kanë rinovuar lojtarët, si Ederson, John Sontes, Rubem Dias dhe Fernandinho.

Gazetari Ekrem Konur, raporton se Man City do mbajë bisedime me gjermanin për të rinovuar se paku edhe për dy vite.

Kjo do të bëjë që Gundogan të jetë te City se paku deri në edicionin 2024/25, që nënkupton se do luajë te “Qytetarët” për nëntë vite, që prej transferimit nga Borussia Dortmund në vitin 2016.

Gundogan ishte një ndër transferimet e para të trajnerit Pep Guardiola dhe deri me tani kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat