Interi përgatit tri goditje

Futboll

Interi përgatit tri goditje

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:59
Interi përgatit tri goditje

Inter deri më tani ka siguruar portierin Onana që do të vijë nga Ajaxi në merkaton e verës.

Klubi italian ka arritur një marrëveshje me lojtarin në mënyrë private dhe sipas të gjithave mediave çdo gjë është e kryer për portierin i cili do të vijë me parametra zero në 2022.

Por inter nuk e ka lënë me kaq. Sipas “Sportmediaset”, Inter është shumë pranë dy goditjeve të tjera me parametra zero për në merkaton e verës.

Insigne dhe Luiz Felipe  janë dy lojtarët që klubi zikaltër po synon t’i tërheq me parametra zero në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat