Gjeorgjia pret në shtëpi Suedinë, ja formacionet zyrtare

Futboll

Gjeorgjia pret në shtëpi Suedinë, ja formacionet zyrtare

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Suedia

Me fillim nga ora 18:00 do të fillojë ndeshja mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Suedisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Gjeorgjia dhe Suedia gjenden në Grupin B të këtyre kualifikimeve, së bashku me tri kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Greqisë edhe e Kosovës.

Në xhiron e fundit, Gjeorgjia mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Kombëtaren e Kosovës, kurse Suedia regjistroi fitore 2:0 kundër Greqisë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në mars të këtij viti, ku Suedia e mposhti Gjeorgjinë në shtëpi me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Gjeorgjinë nuk do të paraqiten Giorbelidze dhe Dvali, kurse te Suedia mungojnë Sema dhe Ekdal.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Gjeorgjia (3-4-2-1): Loria; Kakabadze, Kashia, Khocholava; Lobjanidze, Gvilia, Kvekveskiri, Azarov; Tsitaishvili, Kvaratskhelia; Okriashvili

Suedia (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Nilsson, Augustinsson; Claesson, Svanberg, Olsson, Forsberg; Isak, Ibrahimovic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat