Trajneri i Shkupit komenton humbjen me Besiktasin

Futboll

Trajneri i Shkupit komenton humbjen me Besiktasin

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Trajneri i Shkupit komenton humbjen me Besiktasin

Përfundon miqësorja Beshiktash – Shkupi, me rezultat 3:0 në favor të Beshiktashit, në Stadiumin Vodafone Park, në Stamboll të Turqisë.

Në minutën e 12-të, Topal, e shënoi golin e parë dhe 5 minuta më vonë, golin e dytë dhe të fundit për pjesën e parë, e shënoi Teixeira.

Në minutën e 50-të të pjesës së dytë, golin e tretë dhe të fundit për Beshiktashin dhe ndeshjen e sotme, e shënoi G.Yalcin.

Skuadra shkupjane zhvilloi një ndeshje të mirë edhe pse përballë e kishim një ekip me shumë kualitet më të mirë, siç është Beshiktashi.

Kryetrajneri jonë Goce Sedloski, në ndeshjen e sotme ju dha mundësinë të gjithë lojtarëve që të luajnë dhe tani kërkon nga të njëjtit që të fokusohen për ndeshjet në ligën e Maqedonisë.

“Ndeshje e mirë, kundër një skuadre të madhe siç është Beshiktashi. E falënderoj presidentin e klubit tonë që na mundësoi këtë ndeshje në këtë stadium mjaft të bukur.

Normalisht, sot ju dhash mundësinë të gjithë lojtarëve që të luajnë, duke I bërë disa kombinime qysh në pjesën e parë të ndeshjes.

Fitore e merituar e Beshiktashit, me të vërtetë një klub me lojtarë mjaft të mire, I uroj dhe I falënderoj për mikëpritjen, ndërkaq, ne rikthehemi në Shkup dhe vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjet që na presin në ligë”, tha Goce Sedloski, pas përfundimit të ndeshjes në Vodafone Park.

Ndeshja e radhës për FC Shkupin, është kundër Pelisterit, më 21.11.2021, në kuadër të ligës së pare të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat