Eriksen përgatit rikthimin

Futboll

Eriksen përgatit rikthimin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Eriksen përgatit rikthimin

Kanë kaluar plot pesë muaj prej ditës kur Christian Eriksen trembi të gjithë botën teksa pësoi një atak kardiak në fushë përgjatë ndeshjes së Euro 2020 ndaj Finlandës. Fantazisti për fat ia hodhi atij momenti të vështirë dhe tashmë e ka marrë veten.

Sigurisht, kontrollet për lojtarin e Inter janë të shumta dhe përsëriten në mënyrë periodike, megjithatë po shkojnë sipas pritshmërive të mjekëve.

Në këtë formë, 29-vjeçari është duke menduar edhe një rikthim të mundshëm në fushë, ndërsa është optimist se mund të rifillojë një stërvitje të lehtë duke nisur nga fillimi i vitit 2022.

Danezi kërkon me ngulm që imazhi i tij i fundit në fushë të mos jetë ai kur largohet i pandërgjegjshëm nga fusha. Ndaj, plani në mendjen e Eriksen është i qartë dhe aktualisht po pret vetëm një miratim të fundit nga ana e mjekëve.

Por, ku do të mund ta vazhdonte karrierën Eriksen? Në Itali do të ishte e vështirë, pasi mesfushori ka të vendosur një defibrilator dhe në Serie A nuk lejohet aktiviteti i një futbollisti me këtë lloj problem. Ndaj, një mundësi për Eriksen për të mbyllur ndoshta karrierën e tij do të ishte rikthimi në Holandë te Ajax, apo edhe në vendlindjen e tij në Danimarkë, te skuadra e Odense.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat