Barcelona po lind një tjetër talent

Futboll

Barcelona po lind një tjetër talent

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:11
Barcelona po lind një tjetër talent

Ashtu si Pedri sezonin e kaluar, te Barcelona po lind një tjetër talent.

Zbulimi i këtij viti është Gavi, vetëm 17-vjeçar.

Ai ka luajtur në secilën ndeshje deri më tani në La Liga për ekipin e parë të Barcelonës dhe do të vazhdojë të jetë pjesë ekipit të parë, s’do të luajë më në Barcelona B.

Madje, Barcelona ka bërë gati kontratën për 17-vjeçarin. Bordi i Barcelonës janë të bindur se arritja e marrëveshjes është vetëm “çështje kohe”.

Gavi, që pritet të shkëlqejë edhe më shumë me Xavi Hernandezin dhe shihet si e ardhmja e Barcelonës e Spanjës, pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe paga do të rritet nga sezoni në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat