Italia në presion, duhet mposhtur Zvicra e shqiptarëve

Futboll

Italia në presion, duhet mposhtur Zvicra e shqiptarëve

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Italia në presion, duhet mposhtur Zvicra e shqiptarëve

Katër muaj pas triumfit të “Wembley” në “Euro 2020”, Italinë e Roberto Mancinit e pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Zvicrës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”. Dy skuadrat do të zbresin në fushë në orën 20:45.

Axurrët dhe zviceranët janë me pikë të barabarta në renditjen aktuale. Vetëm i pari i grupit do të kualifikohet direkt në kompeticionit, ndërsa i dyti do të shkojë në “play-off”. Ai “play-off” që i bëri kaq shumë dëm Italisë katër vite më parë.

Për t’i shtyrë djemtë e Mancinit drejt fitores do të jenë në stadium 52 mijë tifozë.

“Tifozët do të na japin një dorë të mirë, të luash këtu është gjithmonë mirë, – tha Mancini në konferencën për shtyp.

Në Kampionatin Evropian, publiku na ka mbështetur gjithmonë, edhe kësaj here do të jetë e njëjta gjë.

Do të jetë një ndeshje e mirë, djemtë do të japin maksimumin. Është një ndeshje e rëndësishme, por si gjithmonë mbetet një ndeshje futbolli. Nëse bëjmë atë që dimë, kemi shumë mundësi, kështu që duhet të qëndrojmë të qetë”.

Ja formacionet e mundshme:
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Chiesa, Belotti, Insigne.
ZVICRA (4-3-2-1): Sommer; Widmer, Schar, Akanji, R. Rodriguez; Freuler, Zakaria, Sow; Steffen, Okafor; Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat