Te Anglia të kënaqur me Southgaten

Futboll

Te Anglia të kënaqur me Southgaten

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Te Anglia të kënaqur me Southgaten

Drejtuesit e Federatës së Anglisë kanë menduar që ti ofrojnë rinovimin trajnerit të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate. Paraqitja në kampionatin europian i ka bindur drejtuesit që të negocionjnë një kontratë të re. Me marrëveshjen që mund të nënshkruhet pritet që tekniku i “Tre Luanëve” të përfitojë dyfishin e pagës aktuale, ose e thënë më saktë plot 6 milionë paund në vit.

Shefi ekzekutiv i Federatës Angleze Mark Bullingham deklaroi se ekziston dëshira për të zgjatur kontratën me 51-vjeçarin. Negociatat do të nisin menjëherë pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet e muajit nëntor. Kontrata e Southgate përfundon pas Kupës së Botës Katar 2022, por drejtuesit e federatës i druhen mundësisë që trajneri të joshet për t’u rikthyer në Premier League.

Vetë tekniku ka kërkuar që të flasë me drejtuesit pas përfundimit të ndeshjeve me Shqipërinë dhe San Marinon, ku do të mësohet dhe renditja përfundimtare e skuadrës së tij në grupin I.

Nëse Southgate do të marrë vendimi për të mos vazhduar në krye të kombëtares, Graham Potter i Brighton shihet si një opsion i mundshëm për ta zvëndësuar, sipas mediave britanike.

Southgate ka bërtë mjaft mirë me kombëtaren angleze duke prekur gjkysmëfinalet e Kupës së Botës, ndërsa në Europian u mund në finale nga Italia pas goditjes së 11-metërshave.

Southgate pranoi uljen e pagës prej 1 milion paundësh, për shkak të pandemisë, por tashmë gjërat janë stabilizuar dhe duket se drejtuesit duan që të bindin në çdo mënyrë trajnerin 51-vjeçarë që të vijojë projektin në krye të kombëtares britanike.

Synimi është i qartë, qëe Southgate të nënshkruajë një kontratë të re që do e mbante të lidhur deri në kampionatin europian të vitit 2024. Zgjedhja i takon Southgate, i cili pas ndeshjeve të këtij muaji duhet t’i bëjë mirë llogaritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat