Rodriguez: Mbappe më ka thënë se një ditë ai do të luajë për Realin

Futboll

Rodriguez: Mbappe më ka thënë se një ditë ai do të luajë për Realin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Rodriguez: Mbappe më ka thënë se një ditë ai do të luajë për Realin

Ish-lojtari i PSG-së, Jese Rordiguez, ka zbuluar se Mbappe dikur i kishte thënë atij se një ditë do të luajë për Real Madridin, shkruan Zeri.info.

Futbollisti pati mundësinë të luajë përkrah Kylian Mbappes, përgjatë periudhës së tij në PSG.

Në një intervistë, Rodriguez ka zbuluar se Mbappe i ka thënë që një ditë do të luajë për Real Madridin.

“Kur ishim në PSG, ai më tha se do të luante për Real Madridin një ditë”.

“Ai nuk e dinte nëse do të ndodhte pas një viti apo dy apo tre, por ëndrra e tij ishte të luante për Madridin”.

22-vjeçari prej kohësh është lidhur me një kalim te Reali, dhe spekulimet po shtohen edhe më shumë pasi ai ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG-në që i skadon në fund të edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat