Vdes legjenda angleze

Futboll

Vdes legjenda angleze

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Vdes legjennda angleze

Legjenda e Wolves, ish futbollisti anglez Ron Flowers, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Flowers ka luajtur me brezin e artë të Wolves, i cili fitoi tre tituj të kampionatit anglez në gjysmën e dytë të viteve 1950 dhe ishte dy herë i dyti.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote. Wolves, ku ikona ishte edhe zëvendëspresidente, dha lajmin për vdekjen e tij në Twitter.

Flowers luajti 515 ndeshje për Wolves, duke e bërë atë të pestin në listën e përjetshme.

“Jemi thellësisht të tronditur nga largimi i legjendës dhe zëvendëspresidentit të klubit. Ai ishte një gjigant në fushë dhe një zotëri jashtë tij”, - njofton mes të tjera Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat