Kontrata e Stefano Piolit

Futboll

Kontrata e Stefano Piolit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:24
Kontrata e Stefano Piolit

Kontrata e Stefano Piolit skadon në fund të sezonit dhe Milani me trajnerin janë shumë pranë një marrëveshjeje të re.

Klubi do të kishte mundësinë e zgjatjes së njëanshme të kontratës aktuale deri në vitin 2023 me të njëjtat kushte ekonomike, pra 2 milionë euro neto me shtimin e 500 mijë eurove të tjera për kualifikimin në Champions.

Por drejtuesit e lanë këtë zgjidhje mënjanë, duke nisur kontaktet për një akord të ri. Kështu, në javët e fundit tashmë ka pasur bisedime mes Paolo Maldinit, Riki Masaras dhe Gabriele Xhufriës, përfaqësues i trajnerit.

Kontrata e re nis nga një bazë prej 3 milionë euro neto plus pjesën e zakonshme (të konsiderueshme) të bonuseve. Në të njëjtën kohë, po merret parasysh edhe gjatësia e lidhjes së re.

Rruga më e rrahur çon në një zgjidhje dyvjeçare, pra deri në vitin 2024. Por, nuk përjashtohen edhe mënyra të tjera: ndoshta një trevjeçare. Në këtë varg hipotezash është edhe opsioni i një kontrate njëvjeçare me një pagë rreth 4 milionë euro, në përputhje me trajnerët e tjerë më të mirë të Serisë A.

Diferenca, pa bonuse, është rreth një milionë euro, por ka vullnet të mirë nga të dyja palët. Sidoqoftë, burime nga brenda klubit kuqezi sigurojnë që deri në Krishtlindje rinovimi do të kryhet, ndoshta me një dyfishim page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat