Iniesta përgatit rikthimin te Barcelona

Futboll

Iniesta përgatit rikthimin te Barcelona

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:25
Iniesta përgatit rikthimin te Barcelona

Klubi i Barcelonës është në vështirësi veçanërisht në këto dy sezonet e fundit duke qenë se aspekti financiar ka ndikuar drejtpërdrejt te ekipi.

Tashmë, nga blaugranët është larguar Lionel Messi, ndërsa drejtuesit kanë vështirësi të garojnë me klubet e tjera në merkato për të bërë ndërhyrje të rëndësishme.

Megjithatë, legjendat duket se do të jenë ato që do t’i vijnë në ndihmë Barcelonës në këtë moment të vështirë.

I pari që u rikthye është Xavi Hernandez i cili ka marrë drejtimin e skuadrës në rolin e trajnerit, ndërsa pas tij pritet edhe rikthimi i një veterani si Dani Alves.

Braziliani përveç fushës, pritet të japë më shumë ndihmën e tij në rritjen e talenteve të ekipit. Por, një rikthim të mundshëm në Katalonjë e ka në plan edhe Andres Iniesta. Ky i fundit, edhe pse 37-vjeçar mbetet aktivë në fushë teksa aktivizohet me Vissel Kobe në Japoni. Së fundmi, mesfushori ka theksuar se e mendon rikthimin në Barcelonë, por ende nuk e di se me çfarë statusi.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të më pëlqente të rikthehesha te Barcelona, edhe pse nuk e di rolin.

Dua të studioj rolin e trajnerit, por nuk e di nëse do të vendos të punoj si i tillë. Më pëlqen të mendoj vetëm të tashmen dhe tani mendoj vetëm të luaj. Ikja e Messit? Ishte e çuditshme, sidomos në fillim.

Do të më pëlqente që ai të qëndronte, por pas shumë viteve edhe mund të ndodhë. Secili zgjedh rrugën e tij, por e di se shoqëria ka bërë të pamundurën për ta mbajtur”, u shpreh Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat