Këto kombëtare mund të sigurojnë sot kualifikimin në Kupën e Botës

Futboll

Këto kombëtare mund të sigurojnë sot kualifikimin në Kupën e Botës

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Sot zhvillohen disa duele mjaft interesante.

Gjermania ishte ekipi i parë evropian që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës pak javë më parë.

Një gjë të tillë shumë afër është ta bëjë edhe Anglia, që duhet të zhvillojë edhe ndeshjen me Poloninë për të konfirmuar kualifikimin.

Ndërkohë qysh sot mund të sigurojnë kualifikimin edhe dy kombëtare tjera, bëhet fjalë për Francën dhe Belgjikën.

Franca do të takohet me Kazakistanin në ora 20:45 dhe me një fitore automatikisht do të siguronte kalimin tutje nga vendi i parë, pavarësisht rezultateve të ekipeve tjera.

E njëjta gjë vlen edhe për Belgjikën që me një fitore sonte do të ‘prente’ biletën për në Katar 2022.

Këto dy kombëtare mund të sigurojnë kualifikimin edhe nëse nuk fitojnë, por me kusht që edhe kombëtaret më të afërta me pikë të mos fitojnë sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat