Kosova ka marrë rrugën për në Greqi

Futboll

Kosova ka marrë rrugën për në Greqi

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Kosova ka marrë rrugën për në Greqi

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugën për në Greqi për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese në kuadër të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët tashmë kanë hipur në aeroplan, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka sjell edhe pamje të lojtarëve që po hipnin në të.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat