I turpëroi Gjeorgjia, flet Ibra

Futboll

I turpëroi Gjeorgjia, flet Ibra

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:58
I turpëroi Gjeorgjia, flet Ibra

Pas disfatës së keqe ndaj Gjeorgjisë me Suedinë e tij, Zlatan Ibrahimoviç ka bërë disa deklarata.

Këto janë fjalët e sulmuesit të Milanit:

“Më mungonte qartësia në fushë, më mungonte ritmi i ndeshjes, më duhet të luaj më shumë. Sa më shumë të luaj, aq më mirë jam.

Tani kam dy ndeshje në këmbë dhe të dielën do të jetë e treta. Do të shikojmë se çfarë dëshiron trajneri Andersson, cilat janë planet e tij.

Nëse ai më do në fushë, do të jem atje. Mentaliteti im është të jem gati. Spanja është një kombëtare e mirë, e kemi parë gjithashtu në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Francës. Nuk është sekret se si luajnë ata.

Suedia duhet të bëjë atë që bëri në ndeshjen e parë dhe të besojë. Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat