Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United?

Futboll

Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United?

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United?

Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United është shumë e mundshme, ripërsërit “Marca”, sipas të cilës lëndimi i mesfushorit francez në kombëtaren pak ditë më parë mund t’i ketë dhënë fund aventurës së tij me “Djajtë e Kuq”.

Klubi nga “Old Trafford” nuk do ta presin më vendimin e lojtarit dhe agjentit të tij, Mino Raiola për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në qershor.

“Marca” shkruan se Real Madridi po vëzhgon me interes situatën, i gatshëm ta marrë Pogba, sepse i pëlqen shumë Carlo Ancelottit.

Në gjurmët e francezit janë edhe Juventusi me PSG. Bardhezinjtë vazhdojnë të ndjekin edhe Aurelien Tchouameni të Monaco, i cili është vëzhguar prej disa kohësh nga Federico Cherubini.

Një pengesë për blerjen e Pogba, i cili do të lirohet pa asnjë kosto në qershor, mund të jetë paga e tij neto prej 12 milionë eurosh në vit. “Marca” thekson se edhe për Real Madridin, një pagë kaq e lartë mund të jetë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat