I larguar nga Barcelona në vitin 2018...

Futboll

I larguar nga Barcelona në vitin 2018...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Iniesta

I larguar nga Barcelona në vitin 2018, për t’u bashkuar me klubin japonez Vissel Kobe, Andres Iniesta ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer tek blaugranët pasi të mbyll karrierën si lojtar.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të doja të kthehesha te Barça në një moment të jetës sime, nuk e di në çfarë  pozicioni”, tha ish-mesfushori i katalanasve për “Sport”.

“Të kthehem te Barça, në shtëpi, të jem në gjendje të ndihmoj skuadrën, përveçse të luaj, do ta doja këtë, por askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja . ”

“Nuk e di se për çfarë mund të përgatitem.

Dua të marr diplomat e trajnerit, por nuk e di nëse do të punoja si trajner. Më pëlqen të mendoj për të tashmen, të luaj futboll dhe në të ardhmen të shohim”.

Ish-futbollisti i Spanjës ndihet keq kur e sheh Barçën në atë gjendje: “Nëse gjërat nuk shkojnë mirë nuk është e këndshme sepse shikon shokë të skuadrës që vuajnë. Kur diçka që e doni, vuan, ju lëndon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat