Roma ka ndonjë problem?

Futboll

Roma ka ndonjë problem?

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Roma ka ndonjë problem?

“Roma nuk duhet të lejojë që një trajner i madh si Mourinho të mërzitet”. Këtë gjë e thotë Daniele De Rossi, teksa analizoi situatën te verdhekuqtë, Serie A dhe kombëtaren. Ish-kapiteni i Romës foli për “Sky”:

“Roma do të duhet të jetë e kënaqur në fund të sezonit, nëse nuk mërzitet me këtë trajner, një nga më të fortët në historinë e futbollit.

Mourinho është një nga 5-6 trajnerët më të fortë ndonjëherë, le të mundohemi të mos e mërzisim. Pastaj është normale që ka rezultate positive dhe negative në futboll. Nuk mendoj se Roma ka ndonjë problem që të dalë nga këto momente krize, ndaj jam i qetë.

Kampionati i Serie A? Napoli dhe Milani duket se janë shumë më të mirë se të tjerët. Napoli bëri shumë mirë me Gattuso, po bën po aq mirë me Spalletti. Sipas mendimit tim, të gjithë do të kthehen, edhe nëse Roma, Interi, Lazio dhe Juventusi janë paksa të shkëputur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat