Dragan Xhajiçi me zvezdasha mori një shuplakë të fortë nga UEFA!

Futboll

Dragan Xhajiçi me zvezdasha mori një shuplakë të fortë nga UEFA!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Dragan Xhajiçi me zvezdasha mori një shuplakë të fortë nga UEFA!

Çdo “shuplakë” është goxha e mirë për klubin famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit!  

Dragan Xhajiçi, president nderi i Zvezdës, me servilët e tij, kur e dijnë se janë fajtorë, asnjëherë nuk e çojnë kokën  por e ulin dhe rrijnët të heshtur!   

UEFA iu dha një “shuplakë” të fortë zvezdashave, i dënoi me 45 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues, për shkak të sjelljeve të turpshme të huliganëve “Delija” të Zvezdës.

Pas përfundimit të ndeshjes në Europa League në futboll, mes Cërvena Zvezdës dhe Midtjylland, shikuesit sulmuan gjyqtarin me gjësende të ndryshme, e turpshme. 

Zvezda pritej edhe të përjashtohej nga garat e Europa League, por çuditërisht shpëtoi. 

Xhajiçi, e ka një të mirë, kur goditet me “shuplakë të fortë”, nuk dëgjohet por rri urtë.

Cërvena Zvezda është klub që ka përkrahur politikën e poshtër të Beogradit, e lidhur me paramilitarë që kanë bërë krime lufte në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Kroaci.

E dëshmia edhe më e fortë, se pjesë e këtij klubit në fund të viteve të 90-ta ka qenë edhe krimineli Zhelko Razhnatoviq – Arkan, i vrarë me 15 janar të vitit 2000, ndërsa vit me parë Mitar Mërkella, Zvezdan Terziqi dhe Xhajiçi, e nderuan me fanellën me numër 1, kënd tjetër pos kriminelin e luftës, i njohur si Kapiten Dragan.

UEFA do të ishte mirë që të përjashtojë Zvezdën dhe t’ia ndalojë veprimtarinë ndërkombëtare për shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat