Sulmuesi i Interit në krizë

Futboll

Sulmuesi i Interit në krizë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Sulmuesi i Interit në krizë

Lautaro Martinez duket se po kalon një periudhë jo edhe aq pozitive së fundmi.

Sulmuesi i Inter nuk po gjen rrjetën me vazhdimësi dhe për një si argjentinasi i cili na ka mësuar me gola, diçka e tillë bën lajm.

Hera e fundit kur 24-vjeçari ka festuar për zikaltërit ka qenë data 2 tetor teksa shënonte nga pika e bardhë në një sfidë ndaj Sassuolos. Ndërkohë, për të gjetur një gol me aksion nga ana e sulmuesit duhet të rikthehemi më datë 25 shtator, kur argjentinasi i shënonte Atalantës.

Ndërkaq, kriza e golave të Lautaros ka vazhduar edhe te Argjentina pasi edhe në ndeshjet me kombëtaren për kualifikueset e Katar 2022, “Toro” nuk e ka tundur rrjetën dhe goli i fundit ka qenë më datë 15 tetor ndaj Perusë.

Madje, në mbrëmjen e djeshme ndaj Uruguay, trajneri Scaloni vendosi ta zëvendësonte në minutën e 55 për shkak të rendimentit të ulët.

Kështu, në total mes Serisë A, Champions League dhe kualifikueseve të Katar 2022, Lautaro ka tetë ndeshje pa shënuar, ndërsa një tjetër mundësi do ta ketë të mërkurën kur Argjentina të përballet me Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat