Sterling nuk e përjashton mundësinë...

Futboll

Sterling nuk e përjashton mundësinë...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Sterling nuk e përjashton mundësinë...

Raheem Sterling raportohet se mund të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve, Barcelona është klubi që ka shprehur interesim për anglezin, duke kërkuar huazimin e tij qysh në janar.

Në anën tjetër thuhet se Sterling do të jetë gati ta shqyrtojë mundësinë e huazimit te katalunasit, nëse nuk kthehet në formacionin bazë të Guardiolas deri në janar.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni është paraqitur në 15 ndeshje me Manchester City në të gjitha garat, teksa ka shënuar dy gola dhe dy asistime.

Raheem Sterling ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat