Askush nuk e kishte mendjen te rezultati, lojtarët rivalë ndjekin Mahrezin

Futboll

Askush nuk e kishte mendjen te rezultati, lojtarët rivalë ndjekin Mahrezin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Askush nuk e kishte mendjen te rezultati, lojtarët rivalë ndjekin Mahrezin

Humbën 4:0 por askush nuk e kishte mendjen te rezultati, lojtarët rivalë ndjekin Mahrezin me celularë për foto!

Xhibuti ka marrë një humbje të thellë 4:0 mbrëmjen e djeshme kundër Algjerisë në një ndeshje t vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Por pavarësisht kësaj disfare pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit askush nuk e kishte mendjen te rezultati.

Lojtarët e Kombëtares nga Afrika ndjekin menjëherë Rijad Mahrezin me celularë në duar.

Futbollisit i  Manchester Cityt rethohet nga lojtarët kundërshtarë të cilët i kërkojnë të bëjnë foto me të.

Sigurisht algjeriani ua ka plotësuar këtë dëshirë, duke i bërë ta marrin më lehtë humbjen e thellë që ekipi i tij i shkaktoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat